“Daily Mail”: Tirana mes 10 destinacioneve per t’u vizituar | ABC News Albania

0 views
0%



“Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, por kryeqyteti i Shqipërisë u përshtatet atyre personave me dell aventuresk”.

Kështu lexohet në një shkrim të Daily Mail referuar Tiranës. Krahas vizitës së Muzeut Historik dhe xhiros rekomandohet dhe një tur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste.

“Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”, shkruan britanikja “Daily Mail”.

Pazari i ri në qendër të Tiranës mbetet një atraksion që mediat e huaja vazhdojnë ta rekomandojnë për t’u vizituar.

Sëbashku me kryeqytetin shqiptar, destinacionet e tjera në listë e prezantuar nga “Daily Mail” për të mos u humbur janë Dole në Francë, Kosice në Sllovaki, Aarhus në Danimarkë, Varshava në Poloni, Rovaniemi në Finlandë, Lviv në Ukrainë, Bari në Itali, Bourgas në Bullgari dhe Izmiri në Turqi./abcnews.al

source

From:
Date: September 26, 2021

2 thoughts on ““Daily Mail”: Tirana mes 10 destinacioneve per t’u vizituar | ABC News Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *