>

RTV Ora – Vrasja e Ravik Gurrës, "Daily Mail": Alarm edhe për avokatët e tjerë

0 views
0%

#rtvora

Një avokat britanik që përfaqësonte gangsterët shqiptarë është qëlluar për vdekje, pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë.

Kështu e nis tabloidi britanik “Daily Mail” artikullin në lidhje me ekzekutimin e avokatit Ravik Gurra, 50 vjeç, i cili u qëllua tri herë në kokë në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit në mars të këtij viti.

Vrasja e ndodhur në Shqipëri shkaktoi një valë shoku edhe në qytetin Hertfordshire, ku nënshtetasi britanik Ravik Gurra jetonte me gruan e tij, Nina dhe dy vajzat. Më herët avokati i vrarë ka punuar më parë si përkthyes i Home Office, por vitet e fundit kishte përfaqësuar disa gangsterë shqiptarë në proceset gjyqësore, disa prej të cilave i kishte humbur.

Një avokat shqiptar, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha për “Daily Mail” se “vrasja e Ravik Gurrës ka shkaktuar frikë tek të gjithë kolegët e viktimës që mbrojnë kriminelët. Ne nuk jemi të sigurt për t’i përfaqësuar personazhet e krimit. Bandat kriminale veprojnë duke kaluar kufijtë, nëse ata vrasin avokatë në Shqipëri sepse humbasin një çështje, ata mund t’i vrasin avokatët edhe në vende si Gjermania dhe Anglia”, ka thënë juristi i kontaktuar nga media britanike.

“Daily Mail” shkruan se vrasësit e avokatit përdorën një makinë të vjedhur, e cila u gjet e djegur ndërsa shton se pas ngjarjes nuk ka asnjë të arrestuar. Gazeta e lidh vrasjen me profesionin e viktimës duke theksuar se ai kishte mbrojtur disa të akuzuar për Krime të Rënda dhe vrasja mund të ketë ardhur nga humbja e gjyqeve por edhe nga grupet rivale që kanë dashur tu përcjellin një mesazh klientëve të Gurrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-ravik-gurres-daily-mail-alarm-edhe-avokatet-e-tjere

Follow RTV Ora

Subscribe To “Ora News” on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To “Ora News” on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

source

From:
Date: May 15, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *